Press release - School visit in Albania

Çfarë vendi ka kultura në të ardhmen e Evropës?

Të rinjtë nga Tirana përgatiten t’ia thonë Brukselit

Më 9 shkurt 2017, Memorial International School në Tiranë do të mirëpresë Ionuţ Sibian, anëtarin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, për t’u përgatitur për "Evropa Juaj, Fjala Juaj" (YEYS), asamblenë rinore që do të zhvillohet në Bruksel, më 15-16 mars 2018.

Tridhjetë e tre shkolla nga e gjithë Evropa, 28 Shtete Anëtare të BE-së dhe pesë vende kandidate do të vijnë në Bruksel dhe do t’u thonë institucioneve evropiane se çfarë roli mendojnë ata se do të luajë kultura në të ardhmen e Evropës. Ata do të paraqesin ide, do të debatojnë dhe do të votojnë për tre propozime që institucionet evropian do t’i faktorizojnë në politikë-bërjen e tyre.

Ionuţ Sibian do të punojë me studentët para takimit të marsit për të përgatitur përgjigjet për disa pyetje kyçe lidhur me të ardhmen e kulturës evropiane:

  • Çfarë është kultura evropiane: është thjesht shuma e traditave kombëtare apo ka vlera të përbashkëta që na bëjnë të gjithëve ne evropianë?
  • Cili është roli i kulturës dhe shkëmbimeve kulturore në jetët e studentëve?
  • Çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian për të promovuar kulturën (kinema, muzikë, vallëzim, letërsi, teatër, etj.) dhe për t’i mbrojtur më mirë vendndodhjet e trashëgimisë kulturore?
  • Çfarë roli mund të luajë kultura në rilindjen ekonomike të rajoneve dhe qyteteve të Evropës?
  • Si mund t’u japë kjo rilindje mundësi të reja të rinjve në lidhje me vende të reja pune?

Veprimtaria e quajtur "Evropa Juaj, Fjala Juaj!" (YEYS) organizohet nga Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), zëri i shoqërisë civile në nivel evropian, dhe është veprimtaria më e rëndësishme e Komitetit për të rinjtë. Përmes kësaj nisme, EESC siguron që pikëpamjet, përvojat dhe idetë e brezit të ri të përfshihen në politikë-bërjen e BE-së.

Ionuţ Sibian ka qenë anëtar i EESC që prej vitit 2007 dhe është aktiv në Grupin e Various interests.

Hollësi të mëtejshme për YEYS2018 gjenden në faqen zyrtare të veprimtarisë dhe në videon e vitit të kaluar këtu.

Downloads

Press release - School visit in Albania